Ndërtimi pa leje në bregdet
hetim kreut të INUK në Ksamil

Ndërtimi pa leje në bregdet<br />hetim kreut të INUK në Ksamil
VLORË - Lejuan ndërtime pa leje, nis hetimi ndaj punonjësve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe atij vendor në Vlorë, Sarandë dhe Elbasan. Prokuroria e Sarandës ka vënë nën hetim kreun e INU në Ksamil, ndërsa në Elbasan, është dërguar për gjykim, ish-kreu i INUK-ut.

LOKALI NË BREGDET, HETOHET KRYEINSPEKTORI NDËRTIMOR
Vihet nën hetim kreun e INUK-ut, të Bashkisë së Ksamil, pasi akuzohet për mosveprim. Sipas të dhënave nga prokurorisë së Sarandës, ai ka qenë i akuzuar pasi nuk ka vepruar në momentin kur është ngritur një platformë hekuri mbi shkëmbinjtë në bregdetin e Ksamilit. Aty është ngritur një lokal dhe ai në cilësinë e kryeinspektorit nuk ka vepruar për të ndaluar ndërtimin.
Ndërkaq, që gjatë ditës së sotme pronarët e objektit që janë vënë nën hetim nga prokuroria, janë paraqitur në gjykatë. Për të tre, gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë, “detyrim paraqitje”.
 
ELBASAN: NË GJYKIM ISH-KRYEINSPEKTORI
Ndërkaq një ish-drejtues i Inspektoriatit Ndërtimor në Elbasan, është dërguar për gjykim në gjykatën e Elbasanit.
Burimet janë bërë të ditur se, Neritan Zotaj, i cili ka qenë deri në vitin 2012, Kryeinspektor i INUK-ut deri në vitin 2012, akuzohet për shpërdorim detyre. Ai akuzohet se, në të paktën 20 raste si person përgjegjës, nuk ka vepruar për prishjen, bllokimin apo vendosjen e gjobave për ndërtime pa leje.

NË VLORË, 12 PERSONA NËN HETIM
Lejuan ndërtime pa leje, nis hetimi ndaj punonjësve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe atij vendor në Vlorë. Policia e Vlorës ka referuar dosjet për 9 punojës të këtij inspektoriati, ndërkohë që ka nisur procedime penale edhe për tre qytetarë që kanë ndërtuar pa leje.

Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka nisur procedimi penal në ngarkim të 42-vjeçarit me inicialet, A. M., banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”,  pasi ky person ka ndërtuar një shtesë pa leje.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal në ngarkim të 37-vjeçarit me inicialet L. B.,  banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, pasi ky person ka ndërtuar një shtesë pa leje.

Procedim penal ka nisur edhe në ngarkim të një tjetër 37-vjeçari me inicialet N. H.,  banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”,  pasi ky person ka ndërtuar një shtesë pa leje.

Për të treja këto raste nga efektivët e sektorit Kundër Krimit Financiar ka filluar procedimi penal dhe janë referuar materialet procedurale në prokurori për veprën penale  “shpërdorim detyre” në ngarkim të punonjësve të Inspektoriatit Urbanistik Vendor të Bashkisë Vlorë.

Gjithashtu, nga ky sektor ka nisur edhe 6 procedime të tjera penale  për “shpërdorim detyre” dhe materialet procedurale janë referuar në prokurori për punonjësit e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe atij Vendor për 6 raste të “ndërtimeve të paligjshme”, të cilat janë dokumentuar dhe referuar në Prokurori  gjatë muajve, Korrik, Gusht dhe Shtator.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania