Ndërtimit i spitalit Rajonal në Fier, Kryemadhi: Është me koncesion, qytetarët do të paguajnë për të marrë shërbimin (VIDEO)

‘Spitali Rajonal në Fier, i cili po ndërtohet është me koncesion dhe qytetarët do të paguajnë për të marrë shërbimet’.

Kështu ka deklaruar nga Patosi, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ka zhvilluar një bashkëbisedim me gratë në këtë qytet.

Kryemadhi tha se mirë do të ishte që të rikonstruktohej edhe spitali i qytetit. Sakaq kryetarja e LSI. tha se ato kanë një program ku kanë përparësi arsiminin që të rinjtë të kenë akses në vende punë.

‘Të largosh shqiptarët nga Shqipëria është antishqiptare. Në programin tonë kemi përparësi arsimin, që të rinjtë të kenë akses dhe vende pune. Sektori i naftës në katër apo pesë qytete është primar, jetojnë me të. Fëmijët në këto zona nuk i dërgojnë më në shkolla për inxhinierë nafte, ose ikin jashtë ose nuk bëjnë shkollë fare. Inxhinierët tanë i lënë pa punë dhe sjellin të huajt. Krijimi i hapësirave të shkollave profesionale do jetë nga ne në fokus, të cilat po shkojnë drejt mbylljes, normalisht nuk do të shkojnë nxënësit në këto kushte siç i kanë këta, ndërsa ne do t’i rikthejmë.

Shumë mirë që po ndërtohet një spital në Fier, edhe spitali i qytetit të rikonstruktohej, t’u shërbej qytetarëve, do ishte mirë. Por ka një problem, ky spital është me koncension, qytetarët do të paguajnë për të marrë shërbimet. Mënyra si administrohet votuesi në Fier, është abuzuar jashtëzakonisht shumë.

Instikti i nënës na bënë që të rezervohemi dhe të luftojmë për gjërat e padrejta. Kush do të na dalë zot neve, ne u dolëm zot prindërve tanë. Për këtë arsye jemi përqendruar tek arsimi, dhe padyshim edhe tek punësimi pas përfundimi i studimeve. Problemi i biznesit kudo në vend është grupi i kontrollit nga të gjitha institucionet, të cilat nuk e lënë të rritet.

Rilindja është tallur me naftëtarët, Kryeministri komunikonte me naftëtarët nga Kryeministria kur ata ishin në grevë, ndërsa sot shkon në Elbasan i takon. Ngre gjithë stafin e tij, gjithë Gardën e Republikës dhe shkon atje, thua ti se po kalon Presidenti i Amerikës. Nuk është Kryeministër dikush që ka frikë nga populli i tij.’- tha Kryemadhi.

 

 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fieri: 21/02/2021 19:50

    Shendetesia ne vendin tone ligjerisht eshte falas por mjeket jane problemi. Ata jane pa fund te korruptuar

    Përgjigju
  • Luli: 21/02/2021 12:03

    Po mire moj Monikë Ne cilin spital nuk eshte me pagese sherbimi ne Shqiperi. Une mendoj se eshte nje sherbim me teper per Shqipetaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot