Në vendin e masakrës me tetë të vdekur në fshatin Resulaj të Selenicës, gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mundur të ndërtojë të gjithë skemën e vrasjeve makabre. Vrasësi gjakftohtë Ritvan Zykaj ka lëvizur mes tre shtëpive, që ishin vetëm 30 metra larg njera-tjetrës. Në oborret e tyre kanë mbetur ende të freskëta njollat e gjakut.

Oborri ku ndodhi krimi
Me kallashnikov në dorë ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, të cilin e ka gjetur në shkallët e banesës ku dhe e ka ekzekutuar.
“Pikërisht këtu janë gjurmët e gjakut. Sa ka dalë nga shkallët është qëlluar njeri prej viktimave Dritat e shtëpisë kanë mbetur ndezur”,- thotë gazetari i Report Tv.
Pas tij ka vrarë Vasilikën bashkëshorten Besimit. Dora e 24-vjeçarit nuk është ndalur as ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 15 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj, Ledjonin, vetëm 8 vjeç.
Gjakëftohtë ai ka lëvizur pak metra me tej dhe i është afruar banesës së vëllait tjetër, Azemit. Azemi pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur nga banesa bashkë me të shoqen. Ridvani ka derdhur një breshëri plumbashedhe mbi ta duke i lënë të vdekur.
Rrugën e ka vijuar drejt banesës së tretë ku jetonin prindërit e dy viktimave, Besimit dhe Azemit. Ridvani mësohet se ka qëlluar në drejtim të Demirit, i cili qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.
1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
4- Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 15 vjeç (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 8 vjeç (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)

-
PERSERIS ME INDINJATE: TE VIHET LIGJI I VARJES DHE I PUSHKATIMIT PER KRIMINELET. KRIMINELET NE LITAR OSE PARA SKUADRES SE PUSHKATIMI. MJERE POPULLI SHQIPTAR. KU PO SHKON SHQIPERIA ME KETA KRIMINELE. MJERE SHQIPERIA.
Përgjigju -
Duhet te shtohen institucionet psikiatrike, edhe me burgje edhe jashte. Kete te beje ministri i mbrojtjes dhe z.Veliu i Policise, jo te shkojne ne vendngjarje sikur coc do bejne.
Përgjigju -
Oooooo
Përgjigju










Komente
Komento