Ndërtoi 9 pallate në tokë publike
ndalohet ndërtuesi Sait Fishta

Ndërtoi 9 pallate në tokë publike<br />ndalohet ndërtuesi Sait Fishta
Është ndaluar në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, ndërtuesi Sait Fishta 56 vjeç, pasi është i dyshuar për ndërtim të paligjshëm në tokë publike të 9 objekteve pallate ku disa orë më parë, me kërkesë të Prokurorisë Shkodër, u vendos sekuestro preventive për  pallatet në ndërtim të tij, në zonën bregdetare të Velipojës

Pas hetimeve ndaj anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) të Komunës së Velipojës, 9 prej të cilëve akuzohen për “shpërdorim detyre”, mes të cilëve edhe ish-kryetari i komunës, për shkak se kanë dhënë disa leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, Prokuroria e Shkodrës ka vendosur edhe sekuestro preventive mbi 9 pallate, që po ndërtohen në zonën bregdetare të Velipojës.

seit fishta
Seit Fishta

Ja informacioni i plotë i Prokurorisë
Prokuroria e Shkodrës ka marrë lejen e gjykatës për të vendosur sekuestro preventive mbi 9 pallate në ndërtim në zonën bregdetare të Velipojës, në pronësi të subjektit ”Fishta” shpk, me administrator Sait Fishta, i cili dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ”Ndërtimit të paligjshëm”.
 
Prokuroria e Shkodrës ka zhvilluar fillimisht hetime për ”shpërdorim detyre” ndaj anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) të Komunës Velipojë, në bazë të të cilave u krijuan dyshime të arsyeshme se 9 zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryetarin e komunës Velipojë, kishin dhënë në kundërshtim me ligjin disa leje ndërtimi në favor të ”Fishta” shpk.
 
Në bazë të atij hetimi, KRRT-ja e Komunës Velipojë i kishte dhënë ’Fishta” shpk., leje ndërtimi për ngritjen e disa godinave, pjesë e një kompleks turistik. Por, në bazë të veprimeve proceduriale, rezultoi se këto leje ndërtimi ishin dhënë në zonën bregdetare, të cilat duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KKRRT).

pallatet

pallatet
 
Për këto shkelje, të gjithë ish-anëtarët e KRRT-së së Komunës Velipojë tashmë janë në proces gjyqësor, në të cilin akuzohen nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”. Gjatë veprimeve hetimore të zhvilluara ndaj ish-zyrtarëve të komunës, të cilët aktualisht janë të pandehur, Prokuroria e Shkodrës njoftoi zyrtarisht edhe administratorin e ”Fishta” shpk, shtetasin Sait Fishta, se leja që ai kishte marrë për ndërtimin e kompleksit turistik ishte e paligjshme dhe nuk mund të vijoheshin punimet e nisura për ngritjen e godinave.
 
Por, nga veprimet e kryera në terren, rezultoi se subjekti ”Fishta” shpk, pavarësisht se ishte në dijeni për parregullsitë në lejet e ndërtimit, ka vijuar punimet në këto godina.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës

Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës