Pronari i një lokali në Dhërmi është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas policisë Gerald Shehu, 41 vjeç, banues në Dhërmi kishte ndërtuar platformë me konstruksion druri dhe betoni, në zonën e plazhit pa marrë lejen përkatëse për këtë punime.

Në momentin që ka shkuar policia ai është larguar, duke ju arratistur efektivëve.

Ai tashmë do të përballet me akuzën e ndërtimit pa leje ndërkohë që platforma e ndërtuar është prishur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm.