Ndërtuan pa leje dhe ndërhynë në shtratin e përroit në Kukës, arrestohen 2 persona, 3 të tjerë vihen nën hetim

Ndërtuan pa leje dhe ndërhynë në shtratin e përroit në Kukës, arrestohen 2 persona, 3 të tjerë vihen nën hetim

Ndërtimet pa leje të konstatuara në Kukës

KUKËS-  2 persona kanë rënë në pranga dhe 3 të tjerë janë vënë nën hetim pasi në kundërshtim më ligjin ishin duke kryer ndërtime pa lejet përkatëse.

Është arrestuar një 62-vejçar me iniciale F.B., nga fshati Myç i Hasit pasi ishte duke ndërtuar një objekt pa leje përkatëse në këtë fshat.

Në fshatin Bele, u arrestua një 61-vjeçarme iniciale L.B., ishte duke ndërtuar një objekt në vendin e quajtur "Gryka e Vanave", parku natyror Koritnik-Korab, e cila zonë e mbrojtur dhe ndërtimi është në kundërshtim me ligjin.

Nën hetim janë vënë 2 persona, një banor i fshatit Letaj me iniciale R.K., pasi ishte duke ndërtuar pa leje në tokën në pronësi të tij.  Po ashtu, një tjetër shtetas me iniciale T. A. nga Kukësi u vu nën hetim , pasi ishte duke ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”.

Ndërsa, një 50-vjeçar me iniciale G.B është vënë nën hetim pasi ka ndërhyrë në shtratin e një përroi në fshatin Margegaj dhe si pasojë e ndërhyrjes, përroi ka dalë nga shtrati dhe ka dëmtuar një sipërfaqe toke.

Ndërtimet pa leje në Kukës

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK