SARANDË-6 persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë pas operacionit të Policisë dhe IKMT-së.

Personat janë shoqëruar pasi dyshohet se kanë ndërtuar pa leje në zona të ndryshme në Sarandë dhe Ksamil. Zona e Sarandës dhe Ksamilit janë ndër më të frekuentuarat gjatë sezonit turistik veror nga pushues vendas dhe të huaj për shkak të bukurisë së ujërave dhe vendeve panoramike.