Ndeshja e parë në krye të Kosovës, Franco Foda: Ekipi është gati, duam të fitojmë çdo sfidë

Ndeshja e parë në krye të Kosovës, Franco Foda: Ekipi është gati, duam të fitojmë çdo sfidë

Franco Foda

Armenia dhe Kosova e futbollit luajnë nesër më 17:00 në stadiumin e Yeravanit në një test miqësor mes dy skuadrave. Te skuadra dardane debuton në stol Franco Foda, me trajnerin gjerman që kërkon fitoren në këtë duel. Ai thekson se Rrahmani dhe Rashica janë në formë të mirë pasi lanë pas disa lëndime të lehta dhe pritet të jenë në fushë.

“Kemi pasur seanca stërvitore shumë të mira në Prishtinë, edhe pse koha nuk ka qenë aq e përshtatshme. Sido që të jetë lojtarët kanë qenë në formë të mirë, janë përgatitur mirë dhe janë në gjendje të mirë fizike. Amir Rrahmani dhe Milot Rashica kanë pasur disa probleme të vogla muskulore, por tashmë të dy janë mirë dhe do të jenë në stërvitjen e sotme dhe besoj edhe në ndeshjen e nesërme”, ka thënë Foda.

Më pas trajneri i dardanëve ka treguar se si do jetë filozofia e lojës për të mundur Armeninë.

“Armenia dhe Kosova kanë lojtarë shumë të mirë sidomos teknikisht dhe që të dyja kanë paraqitje solide. Në tre ditët e fundit jemi përqëndruar në aspektin taktik. Do të luajmë në mënyrë sa më agresive dhe të sulmojmë sa më shpejt.” ka shtuar Foda.

Sipas trajnerit të Kosovës, nuk ka skuadra favorite në këtë duel, por Kosova e do fitoren me patjetër, kjo pasi gjermani debuton në stolin e ekipit.

“Nuk e di se kush është favorit i ndeshjes, por e di se jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe duam ta fitojmë këtë dhe çdo ndeshje tjetër”, tha gjermani i stolit të Kosovës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kontributi parësor i turizmit nga jashtë: Vjet 4.1 miliardë euro në 21 miliardë gjithsej të PBB-së. Sivjet, ndoshta 50% më i lartë

Kontributi parësor i turizmit nga jashtë: Vjet 4.1 miliardë euro në 21 miliardë gjithsej të PBB-së. Sivjet, ndoshta 50% më i lartë