Indrit Tuci, 24-vjeçari nga Lezha foli pas fitores së Kombëtares 0-1 në Gjeorgji. Lezhjani debutoi nga minuta e parë dhe asistoi për Asllanin. Ai tregoi emocionet pas ndeshjes.
“Ishte ndeshje shumë e luftuar, sakrificë e madhe por në fund ia dolëm. Bravo çunave dhe stafit.
Trajneri më dha besim para ndeshjes, më tha që do luaja. Përgatita mirë veten, isha vendosur të jepja 100%, desh Zoti fituam, shkoi mirë. Kjo është e rëndësishme, nuk ka rëndësi kush shënon apo asiston.
Nuk kemi pasur shumë stërvitje, bëmë 4 orë rrugë me avion, ishte e vështirë që në stërvitje të kuptoja nëse isha në formacion apo jo. Pak para ndeshjes e mësova që isha në formacion dhe desh Zoti shkoi mirë gjithçka.
Ndjehem i plotësuar se ishte lloji i lojës, se është ndeshje si me Çekinë ku duhet të luash më shumë me topin, sot duhej shumë sakrificë për të fituar. Më vjen shumë mirë që shërbeva për Asllanin dhe ai goditi shumë mirë se i ka të vetat.
Konkurrenca është e jashtëzakonshme, në Kombëtare mbështesim njëri-tjetrin, kur luan njëri mirë apo tjetri. Në aspektin personal dhashë më të mirën, pastaj është në dorë të trajnerit dhe ai vendos për gjithçka. Unë jam i gatshëm të jap 100%.
Pak para ndeshjes e kishim përgatitur që do luanim me tre mbrojtës, ata luajtën me 2 dhe ishte pak surprizuese. Trajneri më tha të mbaj topin dhe t’i jap frymë, se duhet një pikë që mbështetet larg, luftova që t’i jap ekipit frymë që ata ta marrin veten sa më shpejt”, tha Tuci për “SuperSport” pas ndeshjes.
Lajmi kryesor:
Liga e Kombeve/ 'Hakmarrje' dhe autokritikë, Kombëtarja mposht 0-1 Gjeorgjinë në Tbilisi! Vendos supergoli i Asllanit
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10639
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kombëtarja/ Sylvinho humbet Marash Kumbullën për ndeshjet e nëntorit
5 Nëntor, 09:49
-
Dinamo 'tërbon' AF Elbasanin, i shënon pesë gola! Partizanit i ikën fitorja në limite, Teuta e barazon në kryeqytet
5 Nëntor, 08:41
-
Renditja/ Vora 'pa rivalë', merr kreun e Kategorisë së Parë! Kastrioti përmbys 4-3 Korabin, Pogradeci fiton me Apoloninë
3 Nëntor, 16:14
-
Dënimi i ashpër i Disiplinës, Shkëmbi: Vendim i padrejtë për Tiranën, shpreoj te apeli! Axhenda e javës së 12 të Superligës
2 Nëntor, 17:12
-
Incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë në Tbilisi, UEFA gjobit FSHF-në me 26 mijë e 875 euro
2 Nëntor, 11:46
-
Pa stadium, tifozë dhe ekip! 'Diktatura' e FSHF-së dhe pësimet e KF Tiranës që rikthejnë makthet e së shkuarës
2 Nëntor, 09:54
-
Dëmtuan 3 lojtarë të Vllaznisë me lëndë plasëse, Disiplina 'shuplakë' të rëndë Tiranës: Ndeshjet e mbetura të sezonit do t'i luajë pa tifozë
1 Nëntor, 19:27
-
Për herë të parë në Shqipëri, mbahet mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s
1 Nëntor, 16:51
-
Sylvinho e afroi në ekipin e parë, mesfushori i Kombëtares dëmtohet dhe mbyll vitin
1 Nëntor, 10:42
-
Gjeorgjia fillon hetimet për zgjedhjet parlamentare
31 Tetor, 08:42
-
Renditja/ Vllaznia mposht 3-4 Tiranën, 'Fanatics' dëmtojnë tre lojtarët shkodranë! Laçi befason 2-0 Egnatian, 'arratiset' Partizani
30 Tetor, 16:19
-
Kategoria e Parë/ Besa e Vora fitojnë dhe i bëjnë presion Flamurtarit, Apolonia 'shuplakë' Erzenit
30 Tetor, 16:02