UEFA refuzoi që stadiumi Allianz Arena të ndriçohej nga drita me ngjyrat e ylberit (të njëjta me ato të flamurit) LGBTI+, në kohën kur do të luhej ndeshja Gjermani-Hungari, por kjo se ka penguar një të ri të shprehë mbështetjen e tij për komunitetin.
Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Evropian për të vrapuar në fushë me flamurin shumëngjyrësh.
U desh ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë, para se të vijonte me brohoritjet, ndërsa shumë tifozë gjermanë mbanin në duar flamuj të vegjël shumëngjyrësh të shpërndarë nga aktivistë para ndeshjes.
Nisur nga ligjet e fundit të miratuara në Hungari, qeveria e Viktor Orban ndalon personat homoseksualë të shfaqen në materiale shkollore ose programe televizive për personat nën 18 vjeç, ligj që është kundërshtuar gjerësisht në BE.