Ndeshja Itali-Shqipëri, Ventura
thërret 19-vjeçarin e "Seria B"

Ndeshja Itali-Shqipëri, Ventura<br />thërret 19-vjeçarin e "Seria B"
Ndërkohë që ende nuk është bërë publikimi i listës zyrtare të lojtarëve që trajneri i përfaqësueses së Italisë, Gian Piero Ventura, do të grumbullojë për ndeshjen e 24 marsit përballë Shqipërisë, shtypi italian ka zbuluar  një emër që nuk pritej.
 
Ventura ka vendosur që portierin e dëmtuar të Lazios, Federiço Marchetti, ta zëvendësojë me 19-vjeçarin, Alex Meret, të skuadrës së "Seria B",Spal.
 
Por edhe pse 19-vjeçarit ka arritur të marrë një ftesë nga Ventura, kjo nuk do të thotë që do të kemi mundësinë ta shohim atë në fushën e lojës, pasi ai do të mbajë vendin e  portierit të  tretë të skuadrës, në të cilën i pari mbetet Gianluiggi Buffon dhe i dyti gardiani i portës së Milanit, Donarumma.
 
Ndërkohë për mbrojtjen pritet që 69-vjeçari të grumbullojë lojtarë të kalibrit të lartë si Bonuçi, Chiellini, Barzagli, Romagnoli, Rugani, Zappacosta, Darmian, Spinazzola dhe De Sciglio.
 
Për sa i përket repartit të mesfushës për ndeshjen e 24 marsit, pritet që Marchisios, De Rossis, Verrattis, Gagliardinis, Parolos, Candreva, Bernardeschi, Insigne dhe Sansone, të marrin një ftesë nga tekniku.
 
Nga ana tjetër për repartin e sulmit, Belotti, Immobile, Gabbiadini dhe Eder, priten që të jenë zgjedhjet e Venturas për ndeshjen kundër "Kuqenjëve" në Palermo më 24 mars.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë