Kombëtarja shqiptare gjunjëzoi sonte kombëtaren serbe në shtëpinë e saj, falë golit historik të Rei Manajt, duke fituar kështu një sfidë të vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Shqiptarët ngjyrosën kuq e zi zemrat e qyteteve dhe rrugët kryesore. Në Tiranë, Sheshi Italia, përballë stadiumit “Air Albania”, u "shkund" nga ekzaltimi dhe festa e mijëra tifozëve të mbledhur në mbështetje të Kombëtares.
Me emocion ndeshja u ndoq nga shqiptarët në të gjithë vendin, të cilët u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve për të përjetuar emocionet e kësaj përballje sportive. Fitorja u prit me festimeve të zjarrta në katër anët e vendit.
Goli historik i Manajt u festua jo vetëm në trojet shqiptare, por në mbarë diasporën.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kombëtaren shqiptare për fitoren me Serbinë.
"Shqiptarët fitojnë! E mundën Serbinë! Urime! Tre pikë të mëdha për Shqipërinë drejt rrugës për në botërorin 2026", shkruan Kurti ndërsa ka ndarë edhe foton e Reu Manajt pasi shënoi golin në Serbi.


Mediat në Kosovë kanë pasqyruar me tituj pompozë fitoren e Kombëtares shqiptare kundër Serbisë në Leskovac, falë golit të Rei Manajt në minutën e 45+1.
“Serbia nën hijen KUQEZI, bomba e Manajt gjunjëzon serbët”,- shkruan Klan Kosova.
“Mbreti Manaj e hesht Serbinë, shqiponja fluturon në Leskovc dhe sheh kah Botërori”,- është titulli i Gazeta Express.

Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama fitoren historike të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë, në shtëpinë e kësaj të fundit.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetet sociale për fitoren historike të Shqipërisë kundër Serbisë, falë golit të Rei Manajt.
“Serbi - Shqipëri 0 : 1
Ekipi ynë kombëtar solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare!
Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, fitorja e flamurit kuqezi”,- shkruan Begaj.

Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, aty ku po ndiqet ndeshja Serbi-Shqipëri.
Pas golit të Rei Manajt, një person ka shkrepur armën në ajër.
Pas kësaj ai është vënë në pranga menjëherë nga policia.
Goli i Rei Manajt kundra Serbisë në pjesën e parë të ndeshjes, elektrizoi tifozët e kuq e zi që po ndjekin përballjen futbollistike në Seshin Italia në Tranë, dhe jo vetëm.
Tifozë të shumtë të Kombëtares shqiptare janë mbledhur sonte në zemër të Tiranës për të ndjekur përballjen me Serbinë. Edhe kësaj radhe nuk kanë munguar skenat ekstreme si djegia e flamurit serb.
Komente











/CAMERI/,nuk po ju dal ne krah serbeve,por po perpiqem te fut pak sens ne trute e shqipove dhe duhet pohuar se percudnimi i nje flamuri,i cdo lloj flamuri kombetar eshte politik,cdo djegie,grisje,shkelje me kembe eshte pecudnim,eshte politik e nuk eshte nevoja e partive qe te futen direkt ne mes qe te behet nje gje e tille,sepse helmin e kane futur ne trute e bashkekombasve te tyre tashme.Sikur te digjnit flamurin e skuadres serbe me simbolin e saj,ky po,eshte akt qe mund edhe te falet,e theksoj /vetem qe falet/,por dhe ky ne vetvete eshte i papranueshem e per kete mund te beni eksperiment me flamujte e skuadrave shqiptare(Si do te ndiheshin p.sh tifozet e Tiranes sikur tifozet e Partizanit te digjnin flamurin e skuadres se saj?!),por ne asnje menyre nuk duhet djegur nje flamur kombetar.Mos u ulni ne nivelin e serbve.S.d.q heren tjeter kur serbet ose greket te djegin o grisin flamurin shqiptar e t'ju vije shume hidhet(gje qe eshte e kuptueshme),do te jem po une qe do jua rikujtoj se si edhe ju dogjet flamurin serb ne nje moment euforie e siper,diten qe Shqiperia fitoi kunder Serbise ne tentative per t'u kualifikuar per Boterorin.
PërgjigjuMe pelqyen te gjitha komentet tuaja dhe kete po e them pa tallje,pa kunje,sepse e vleresoj shprehjen lire te fjales e mendimit.Vertet serbet nuk jane aq te vjeter sa shqipot ne Ballkan,vertet kane bere masakra,por mos haroni qe vetem po luani futboll,eshte vetem loje dhe eshte gabim kur politika futet ne mes. Gezohuni per fitoren dhe festoni njelloj si cdo vepronit me cdo skuader tjeter,por mos beni budallalleqe,mos fusni politiken ne mes.Kur avujt e uforise te fitores te daroviten e te uleni me kembet ne toke,mbajeni mend kete moment kur shqipot dogjen flamurin serb dhe kujtojeni kur serbet te djegin ne nje rast tjeter flamurin shqiptar(gje qe eshte shume e pritshme prej tyre) dhe me vertetoni qe nuk jeni ne nivel te barabarte si ballkanas te pagdhendur.Kur serbet do te djegin flamurin tone,te gjithe ju do t'i shani e do t'i mallkoni,por do te harroni qe e keni bere dhe vete me pare me flamurin e tyre.E thene shkurt,mos u beni te tjereve,ate qe nuk do te donit t'ju benin juve!
Përgjigju@iris,edhe ne kete koment dukesh qe je e paditur.ti thua mos futni politiken ne futboll,a mos vall djegia e flamurit esht politike?cila nga partit politike e ka ne program djegien e flamujve te shteteve te tjera.po vepron si shkijet,kur i pysim shkijet neper Evrop per masakrat Serbe,thon populli serb nuk esht fajtor ishte politika e till.cila parti serbe e kishte shkruar ne program Gjenocidin?
Serbet vershellyen himnin shqiptar,shqipot dogjen flamurin serb.Kjo tregon qe te dy palet jane njelloj e s'kane per te ndryshuar kurre.Ballkanas te pagdhendur!
PërgjigjuSllavet nuk kan asgje te perbashket me shqiptaret e vertet ato nuk kan bes trimeri dhe mikpritje.te shkosh ne nje fshat te pambrojtur me ushtar e polic e te masakrosh femij gra e pleq nuk esht trimeri.
@iris dukesh qe je Jo vetem mendjemadhe por edhe e paditur.shqiptaret nuk jan ballkanas,fjala balkan esht sllavisht gjuha jon ska te bej me sllavishten,ne jemi 5000vjet perpara tyre te ardhur nga urali i lindjes.nga zemergjersia jon u mikpriten dhe u dha dhe tok.pastaj historia dihet.ha diten dhe vri naten me ndihmen dhe te careve rus.dikur ky gadishull quhej gadishulli ILIRIK.lexo se nuk esht turp ,me mir meso se te urresh kombin tend,me gjoja njeri modern dhe tolerant.
@iris nuk esht burreri te djegesh nje flamur por duke ditur se shqiptaret matan kufirit kan per cdo shpi te vrar e te perdhunur nga urrejtja nuk din cfar te bejn.prandaj mos bej komente antishqiptare kur nuk i njeh gjerat qe ne qeliz
@iris me qe te vjen keq per flamurin serb a te ka ardhur keq per ato nena qe u jan masakrur bijt nga shkijet,a te ka ardhur keq per ato vajza te perdhununura Jo pak por 20000?
@iris e di qe je e hidheruar per fitoren por ne prap fituam