Është publikuar formacioni i Kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen kundër Bjellorusisë, që do të luhet sot në stadiumin Air Albania në Tiranë.
Në portë rikthehet Etrit Berisha pas më shumë se dy vitesh. Në mbrojtje Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Pilo. Në mesfushë Asllani dhe Ramadani. Para Hoxha, Muçi e Seferi dhe në sulm Mamaj. Trajneri Maran luan me formacionin 4-2-3-1.

Atmosfera jashtë stadiumit Air Albania është 'e zjarrtë', ku mijëra shqiptarë me flamuj kuqezi dhe plisa në kokë janë mbledhur për të mbështetur Kombëtaren, në këtë ndeshje të rëndësishme për Ligën e Kombeve. Hyrja e tifozëve në stadium ka nisur që në orën 18:30.
Lajm në përditësim...









Komente
Komento