Hakmarrja shërbehet e nxehtë dhe këtë bëri Kombëtarja. Djemtë kuqezi kanë arritur të marrin një fitore shumë të rëndësishme kundër Finlandës në ndeshjen e pestë të grupit në Ligën e Kombeve. Në Air Albania 90 minutat u volën me rezultatin 2-0. Pak më shumë se 1 muaj pas humbjes 2-1 në Helsinki ku kuqezinjtë e pësuan më së shumti për shkak të një kartoni të kuq.
Në ‘Air Albania’, që ishte mbushur me 21 mijë tifozë, goli i parë do të vinte nga Ernest Muçi. Futbollisti i Shqipërisë realizoi në mënyrë brilante nga një kënd tejet i vështirë, duke shpërthyer entuziazmin e jashtëzakonshëm në Tiranë. Goli nuk mund të konsiderohet më pak se kryevepër.
Për të parë rrjetën e dytë u desh të vinte minuta e 50 kur krosimi i Elseid Hysajt u shfrytëzua nga Rey Manaj, i cili dyfishoi me kokë. Ky gol solli edhe qetësinë në kombëtare, ndërsa pak çaste më pas situata u vështirësua për finlandezët. Për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj Muçit ata mbetën me 10 lojtarë në minutën e 67.
Deri në fund Shqipëria adiministroi pa vuajtje, duke marrë fitoren e 4 në 5 ndeshje në grup.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Maran u ngjitën në kuotën e 12 pikëve, 2 më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë që bëri detyrën duke fituar 0-2 në fushën e San Marinos. Pikërisht Bjellorusia do të jetë edhe kombëtarja që do luftojë deri në fund për vendin e parë me Shqipërinë. Më 15 nëntor do të përballen në Hungari për ndeshjen e fundit të grupit që vulos gjithçka.

Pas përfundimit të takimit, platforma e statistikave sportive “SofaScore” ka publikuar vlerësimet për futbollistët e Kombëtares, bazuar në paraqitjen e tyre në fushën e lojës.
Sipas këtyre vlerësimeve, Kristjan Asllani është renditur në krye të listës, duke marrë notën 8.1. Pas tij vijnë Elseid Hysaj dhe Ernest Muçi, të cilët janë vlerësuar me 7.9.
Edhe disa prej lojtarëve të tjerë kuqezi zhvilluan një ndeshje pozitive, mes tyre Ismajli, Berisha, Pilo, Mitaj dhe Manaj. Më poshtë mund të shihni të gjitha notat e futbollistëve shqiptarë pas fitores 2-0 ndaj Finlandës.
Trajneri i Kombëtares Rolando Maran ishte shumë i lumtur pas fitores me Finlandën, por megjithatë evidentojë edhe gjëra që duhet të përmirësohen në vijim. Ai tha se në ndeshjen e fundit me Bjellorusinë nuk do të luajnë me llogari por do të hyjnë në fushë për të dhënë maksimumin.
“Elementi më pozitiv është përfshirja dhe krijimi i një atmosfere shumë pozitive edhe për tifozët në stadium. Më ka pëlqyer qasja e lojtarëve, skuadra që edhe mund të merrte 2 nga 3 rezultate, kërkoi vetëm fitoren edhe pse vuajtëm në momente specifike. Kemi qenë të zotë edhe në këto momente. E rëndësishme është që kemi fituar para tifozëve tanë që ka sjellë një atmosferë të bukur.
Djemtë kanë qenë shumë të zotë për të treguar cilësitë e tyre. Kjo edhe pse Finlanda nuk është e lehtë për t’u mundur. Për mua ky është një rezultat shumë i rëndësishëm. Mbi këtë bazë mund të ndërtojmë në vijim. Mund të arrijmë më shuëm në vijim se kemi bërë një ndeshje cilësore. Kemi bërë dy gola por mund të bënim më shumë. Kemi qenë të rrezikshëm në portën kundërshtare.
Ajo që duhet të përmirësojmë është të shmangim pasivitetin, se mund ti krijojmë hapësirë kundërshtarëve. Kjo edhe për shkak të kundërshtarit përballë. Kur ne bëhemi pasiv kundërshtari fiton besim dhe ne nuk duhet t’ia japim këtë mundësi.
Unë besoj se skuadra jonë nuk mund të bëjë llogari për ndeshjen e fundit me Bjellorusinë. Duhett ë zbresë në fushë për një paraqitje sa më të mirë. Jam unë i pari që nuk duhet të bëjë llogari sepse nuk do jepja mesazhin e duhur. Duhet të zbresin në fushë për të dhënë maksimumin,”-u shpreh Maran.
.jpeg)
Ernest Muçi ishte padyshim një nga protagonistët e mëdhenj të fitores 2-0 që Kombëtarja mori kundër Finlandës në Ligën e Kombeve. Mesfushori sulmues realizoi një supergol dhe detyroi kundërshtarin të dilte me karton të kuq nga fusha e lojës.
“Jam shumë i lumtur që po tregoj më të mirën. Shpresoj që tia arrij një ditë që të transferohem në një nga 5 ligat më të forta në botë. Një nga golat më të bukur në karrierë. Portieri po priste shumë goditje, më erdhi topi mirë, e godita, jam i lumtur. Këmbën tani e kam mirë, por nesër do e shikoj më mirë.
Ishte ndërhyrje shumë e keqe. Ndihem çdo ndeshje edhe më mirë me shokët e ekipit. Ndeshje pas ndeshjes po futem edhe unë mirë me grupin. Ndjenjë shumë e mirë të jem pjesë e këtij grupi.
Jam shumë i motivuar të bëj më të mirën në Kombëtare, kam akoma shumë dëshirë të luaj për Kombëtaren. Shpresoj të shënoj edhe gola të tjerë normal. Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpuli. Është lojtar shumë i zgjuar, ndihem shumë mirë në fushë dhe jashtë, është njeri që bën shumë për ekpin,”-u shpreh Muçi për ‘Super Sport’.
Tifozët shqiptarë kanë shpalosur një koreografi të veçantë në ndeshjen Shqipëri–Finlandë, në shenjë solidariteti për 28-vjeçarin Erion Vishkulli.
I riu u plagos në sy gjatë protestës së dhunshme në Tiranë.
Në tribunë u shfaqën imazhi i syrit të dëmtuar dhe mesazhi “VETËM FITORE”, duke përcjellë një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje.
Për ndeshjen Shqipëri-Finlandë ka ardhur enkas nga Finlanda edhe një tifoz, i cili ka udhëtuar drejt vendit tonë për të ndjekur nga afër këtë përballje.
Por, pavarësisht se mbështet ekipin finlandez ai parashikon fitoren e Shqipërisë.
“Jeni një ekip i fortë dhe do të fitoni 2-0”, u shpreh tifozi, duke surprizuar me parashikimin e tij.
Prej orës 18:30 ka nisur hyrja e tifozëve në stadium, në prag të sfidës Shqipëri-Finlandë. Që në minutat e para është vënë re një fluks i lartë mbështetësish, të cilët i janë drejtuar shkallëve të stadiumit për të ndjekur nga afër Kombëtaren shqiptare. Atmosfera jashtë stadiumit është shoqëruar me entuziazëm me muzikë dhe ritme daullesh.
Në mesin e tifozëve shihet një djalë i vogël me kostum tradicional popullor shqiptar, i cili me daulle i është bashkuar grupit të instrumentistëve që po ndezin atmosferën kuqezi jashtë stadiumit
Interesi për këtë përballje ka qenë i lartë, pasi të gjitha biletat janë shitur prej dy ditësh ku mbi 21 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadium, për të mbështetur Kombëtaren. Ndërkohë kanë mbërritur edhe “Tifozat Kuq e Zi”, pas përplasjeve që patën me FSHF-në për çështjen e biletave ku duket se marrëdhëniet mes grupimit dhe Federatës janë përmirësuar, duke bërë që akulli mes palëve të shkrihet.
-
Atddheu nuk mbrohet me fatkeqësit e individëve.TË PA BURËT DUAN TË SHKRUAJNË ,MË MIRË ME THËNË BËJNË POLITIK ME FATKEQËSIN.KU jan të azhtuquajturit gazetar,opinioniste e T.V që propoganduan plumbin e gomës????Ju lutem silleni me gjithë djalin e shëruar.Humbën protestën dhe kapën stadiumin.Aferim.
Përgjigju








Komente
Komento