Tifozët kuqezi kanë nisur të grumbullohen në stadiumin e Dortmund për ndeshjen Shqipëri-Itali. 6 orë para ndeshjes, tifozët shqiptarë janë mbledhur rreth stadiumit ndërsa shihen me flamur kuqezi.
Është ende herët, ndërsa portat për t’u futur në stadium hapën vetëm 3 orë para ndeshjes.
Përballja Itali-Shqipëri nis në 21:00. Atmosferën për Report TV e përcjell gazetari Ernest Koçi.
Lajmi kryesor:
Jehonë kuqezi në Dortmund, tribunat e stadiumit vishen kuqezi! Report Tv sjell atmosferën elektrizuese






