Lecce dhe Juventus luajnë nesër në 18:00 për javën e 12 në Serie A. Në prag të sfidës, trajneri i bardhezinjve Max Allegri ka konfirmuar se Vlahovic dhe Locatelli nuk do jenë të gatshëm për nesër, kjo për shkak të ngarkesës fizike dhe dëmtimit.
Eleminimi nga Champions League ka bërë që klima te Zonja të jetë e zymtë. Livornezi kërkon që skuadra të përgjigjet në fushë dhe të kthehet fituese në një stadium që nuk ka qenë aspak e lehtë në të shkuarën.
"Mungesat - Vlahovic nuk është rikuperuar nga dhimbjet e vazhdueshme, pastaj Locatelli mungon për arsye që ju e dini (dëmim). Ne kemi mjaft lojtarë për të luajtur një ndeshje si ajo e nesërmja kundër një skuadre të organizuar. Të luash në Lecce nuk është kurrë e lehtë, duhet të bësh mirë dhe të kesh një reagim në kampionat pas eliminimit nga Champions League", tha mes të tjerash Allegri.