Ndeshja me Partizanin, skuadra
Kevitan promovon talentet e rinj

Ndeshja me Partizanin, skuadra<br />Kevitan promovon talentet e rinj
Komuniteti Don Bosko sot është bashkuar më shumë se kurrë për të ndjekur një ndeshje miqësore midis ekipit te Partizanit të kategorise së dytë dhe skuadrës së krijuar vetëm një muaj më parë Kevitan.

Miqësorja përfundoi me rezultatin dy me një për Partizanin. Ekipi Kevitan është krijuar për të gjithë të rinjtë të cilët nuk kanë patur mundësi promovimi.

”Skuadra Kevitan është skuadra më e re që është krijuar në Shqipëri, në duam ti japim një shans çdo talenti që deri tani ka qenë i papërfillur dhe nuk ka gjetur hapësirat e duhura, por është një nga risitë më të mëdhaja përsa i përket aspektit sportiv në Shqipëri, sepse kemi menduar të sjellim futbollin si një mënyrë që të sjellë tek secili prej nesh përgjithshmerinë sociale”,- është shprehur Mirgit Vataj.
 
Miqësorja e luajtur ishte me hyrje të lirë dhe kushdo mund ta shijonte atë. Por më të entuziazmuar dukeshin këta fëmijë të cilët bënin tifo për partizanin.

Kevitanët luajnë në kategorinë e tretë dhe prespektivat e tyre janë që të ngrihen sa më shpejtë në kategori por dhe njëkohësisht t’u japin shansin të gjithë atyre që nuk kanë patur mundësi të shpalosin talentin e tyre.

don bosko

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin