E ndërsa pritet që pas pak orësh që të mbërrijnë në Shqipëri ekipi i Armenisë për t’u përballuar me kuqezinjtë të dielën. Në prag të ndeshjes përmes një interviste, një  nga lojtarët kryesorë të ekipit të Armenisë, Gevorg Ghazaryan vlerëson Shqipërinë për potencialin e treguar këtë edicion.

Megjithatë armeni shprehet se nuk na lejohen hapa fals. "Shqipëria është një kundërshtare e rrezikshme edhe për kombëtare më cilësore se ne, prandaj nuk do ta kemi aspak të thjeshtë përballë tyre. Megjithatë ne tre ndeshjet e para të Grupit I kemi grumbulluar vetëm 1 pikë dhe nuk na lejohen më hapa falsë nëse duam të synojmë kualifikimin në kampionatin Europian. Nuk kemi rrugë tjetër vecse të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura" deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com