‘Ndeshja me Turqinë si finale’, rrëfehet Sadiku: Partizani favorit për titullin në Superligë

‘Ndeshja me Turqinë si finale’, rrëfehet Sadiku: Partizani favorit për titullin në Superligë

Armando Sadiku në merkaton e verës u largua nga Levante për të shkuar te Malaga, e cila militon në Segunda Divizion, por gjithsesi në skuadrën e re ‘bomberi’ elbasanas është kthyer në një sulmues fiks. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për ‘supersport’, ku ka folur për disa tema:

Ndeshja ndaj Turqisë? “Është si finale, jam shumë optimist ta fitojmë atë ndeshje dhe të përsëritet fitorja e mëparshme”.

Malaga? “Objektivi i Malagas është të ngjitet në La Liga. Ma kanë bërë të qartë që në fillim, kur kam ardhur. Me Keidin i kam gjërat më të lehta. Ai është një çun shumë i mirë. Më ka pritur shumë mirë. Te Malaga është titullar i padiskutueshëm. Ndërsa për videon virale me Manajn, unë them se ata janë ende të rinj. Besoj se njerëzit e kanë marrë në mënyrë sportive.”

La Liga? “Kampionati është shumë i fortë. Jam tifoz me Realin dhe shpresoj që ata të fitojnë këtë vit, por kampionati është shumë i gjatë dhe mendoj se nga dhjetori do të dalë favoriti”.

Kampionati? “Nuk e di, e kam ndjekur pak. Kam parë që Tirana, Kukësi dhe Partizani kanë bërë blerje këtë vit dhe do të jetë një kampionat i fortë. Partizani ka ekip më të konsoliduar dhe mendoj se mund ta fitoj, por s’e di mbetet ta shohim”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja