Tragjike në Sarandë, humb jetën në fushë ish futbollisti veteran Fredi Mërkuri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Sarandë ku ish-futbollisti Fredi Mërkuri ka humbur jetën teksa po luhej ndeshja miqësore e veteranëve mes ekipit të Butrintit dhe një ekipi me ish-futbollistë shqiptarë të aktivizuar në Greqi.

62-vjeçari i cili ishte portier, në një moment gjatë lojës nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë në fushë. Menjëherë është afruar ndihma e shpejtë dhe është bërë transportimi i tij drejt spitalit, por fatkeqësisht Fredi Mërkuri ka ndërruar jetë.  

Fredi Mërkuri është konsideruar si ikonat e klubit të Butrintit në Sarandë, ndërsa përveç si futbollist ai e vazhdoi pasionin e tij për këtë sport, duke trajneruar të rinjtë.

 

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç