Sherri mes lojtarëve të Kosovës dhe Rumanisë, që po zhvillohej në kuadër të Ligës së Kombeve nuk ka mjaftuar për këta të fundit. Rumunët kanë tentuar që të sulmojnë edhe Edon Zhegrovën pas anulimit të kësaj sfide.
Gjatë konferencës për shtyp në një prej ambientet e stadiumit, disa rumunë, ndër ta dhe gazetarë kanë tentuar t’i afrohen Edon Zhegrovës. Por ndërhyrja ka qenë e mënjeherëshme nga zyrtarët e Federatë së Futbollit të Kosovës.
Njëri prej personave që ka provokuar ishte dhe zyrtari rumun që kishte leje hyrje në të gjithë stadiumin
Është pikërisht ish-zyrtari, Taulant Hodaj që filloi përleshjen me rumunët, duke shtyrë një prej tyre. Më pas në këtë ‘valle’ u futën dhe presidenti Agim Ademi dhe zyrtari tjetër, Bajram Shala.
“Ai sulmoi lojtarët tanë. A është kjo mikpritje? Turp për ju! Ka mbaruar për ju!", dëgjohet të thotë Hodaj.
Pas kësaj Taulant Hodaj reagoi së bashku me menaxherin Bajram Shala, ndërsa Edon Zhegrova qëndronte afër presidentit të FFK-së, Agim Ademi.
“Nuk mundesh të flas me lojtarët tanë ashtu”, dëgjohet duke thënë Shala.
Pas kësaj Taulant Hodaj, Bajram Shala e Agim Ademi i dalin në mbrojtje yllit dardan.
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë nga huliganët rumunë. Përballja që po zhvillohej në kuadër të Ligës së Kombeve ishte duke u dominuar nga Dardanët.Por, lojtari i Rumanisë, Denis Alibec goditi kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, ndërsa gjyqtari u dha të dyve kartonë të verdhë, përkundër se ishte lojtari vendas që provokoi dhe goditi.
Lajmi kryesor:
Skandali në Rumani/ Kapiteni Rrahmani tërhoqi ekipin pas thirrjeve raciste antishqiptare: Kosova është Kosovë ose Shqipëri, kaq! UEFA të marrë masa, gjyqtari s’bëri asgjë (VIDEO)
Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
Kosovë/ 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova
21 Janar, 15:11
-
Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump
21 Janar, 14:32
-
Vjosa Osmani uron presidentin amerikan Trump pas betimit: Kosova përjetësisht mirënjohëse, vendi juaj shpëtoi popullin tonë!
20 Janar, 20:14
-
Azgan Haklaj: Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!
19 Janar, 18:35
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Mirosllav Lajçak
19 Janar, 12:11
-
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Kosovë (FOTOT)
19 Janar, 11:08