Skandali në Rumani/ Kapiteni Rrahmani tërhoqi ekipin pas thirrjeve raciste antishqiptare: Kosova është Kosovë ose Shqipëri, kaq! UEFA të marrë masa, gjyqtari s’bëri asgjë (VIDEO)

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili mori vendimin për largimin e skuadrës nga fusha për shkak të thirrjeve antishqiptare, ka folur pas braktisjes së ndeshjes me Rumaninë.

“Gjithçka filloi para ndeshjes. Rumania bëri fushatë që tifozët të mos bënin thirrje raciste. Por, gjatë gjithë ndeshjes na kanë thënë Kosova është Serbi”, u shpreh Rrahmani.

Ai theksoi se morën vendimin për të mos u kthyer më në fushën e blertë pasi tifozët rumunë filluan të bërtasin gjithnjë e më shumë. Më tej futbollisti nënvizoi se Kosova është Kosovë ose Shqipëri.

“Në fund, nuk dua as ta përsëris atë e më fortë që ndodhi. I thashë arbitrit, por ai nuk donte të dëgjonte. Dhe i thashë që do të largohemi nga fusha, sepse ai nuk dëshiron të ndërmerrte asnjë veprim. Tifozët filluan të bërtasin gjithnjë e më fort dhe ne vendosëm të mos ktheheshim në fushë. UEFA duhet të vendosë sepse jemi futbollistë, jemi për të përfaqësuar këtu popullin tonë, shtetin tonë që ka të kaluar të vështirë. Një luftë e madhe ka marrë jetën e njerëzve, ka pasur masakra. Kjo është e tepërt. Ndaluni. Ta dinë të gjithë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri, kaq!”, theksoi futbollisti.

Ky nuk është incidenti i parë mes dy skuadrave, pasi edhe më parë në takimet mes tyre ka pasur ndërprerje të takimit për shkak të incidenteve nga tifozëria rumune, gjatë eleminatoreve për Evropianin e kaluar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:02
Futbollistët e Kosovës braktisën fushën pas provokimeve në Rumani/ Media rumune konfirmon thirrjet ‘Serbia’: Huliganët vendas kërcënuan me futjen në fushë

1731741667_uyy.JPG

Media rumune “Fanatik” ka konfirmuar se nga tifozët rumunë kishte thirrje “Serbia, Serbia”. Pas kësaj kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tërhoqi ekipin në dhomat e zhveshjes.

Kjo është pritur shumë keq nga tifozët rumunë. Huliganët rumunë kanë kërcënuar që do të hyjnë në fushë.

Ka pasur policë të infiltruar në mesin e tifozëve për të ruajtur qetësinë.

“Do të hyjmë, do të hyjmë”, ishin thirrjet e tifozëve rumunë.

Ora 09:26
Rumunët tentojnë të sulmojnë Edon Zhegrovën, zyrtari i Federatës ‘përleshet’ në mes të konferencës (VIDEO)

Sherri mes lojtarëve të Kosovës dhe Rumanisë, që po zhvillohej në kuadër të Ligës së Kombeve nuk ka mjaftuar për këta të fundit. Rumunët kanë tentuar që të sulmojnë edhe Edon Zhegrovën pas anulimit të kësaj sfide.

Gjatë konferencës për shtyp në një prej ambientet e stadiumit, disa rumunë, ndër ta dhe gazetarë kanë tentuar t’i afrohen Edon Zhegrovës. Por ndërhyrja ka qenë e mënjeherëshme nga zyrtarët e Federatë së Futbollit të Kosovës.

Njëri prej personave që ka provokuar ishte dhe zyrtari rumun që kishte leje hyrje në të gjithë stadiumin

Është pikërisht ish-zyrtari, Taulant Hodaj që filloi përleshjen me rumunët, duke shtyrë një prej tyre. Më pas në këtë ‘valle’ u futën dhe presidenti Agim Ademi dhe zyrtari tjetër, Bajram Shala.

“Ai sulmoi lojtarët tanë. A është kjo mikpritje? Turp për ju! Ka mbaruar për ju!", dëgjohet të thotë Hodaj.

Pas kësaj Taulant Hodaj reagoi së bashku me menaxherin Bajram Shala, ndërsa Edon Zhegrova qëndronte afër presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

“Nuk mundesh të flas me lojtarët tanë ashtu”, dëgjohet duke thënë Shala.

Pas kësaj Taulant Hodaj, Bajram Shala e Agim Ademi i dalin në mbrojtje yllit dardan.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë nga huliganët rumunë. Përballja që po zhvillohej në kuadër të Ligës së Kombeve ishte duke u dominuar nga Dardanët.Por, lojtari i Rumanisë, Denis Alibec goditi kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, ndërsa gjyqtari u dha të dyve kartonë të verdhë, përkundër se ishte lojtari vendas që provokoi dhe goditi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim