Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) pritet të japë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri me 29 maj. Por, Sipas saj,mund të ketë edhe vonesa në varësi të hetimeve që po realizon kjo gjykate sportive.
Ndeshja Serbi-Shqiperi u luajt në datën 14 tetor 2014 dhe u ndal për shkak të dhunës që u ushtrua nga tifozeria e vendasve, kundrejt futbollisteve tanë.
“Ne kemi shprese për një qëndrim dinjitoz dhe korrekt ndaj Kombëtares sonë. Një qëndrim ne favor te Shqipërisë është në favor të futbollit duke i thënë STOP urrejtjes dhe racizmit, ne sportin më të dashur”, – thuhej në njoftimin e FSHF-së.
Seancat dëgjimore të kësaj çështje janë shqyrtuar në Lozanë, më 16 dhe 17 prill. Në dëgjesën ku ishte pala shqiptare dëshmitarët dhe specialistët u dëgjuan për më shumë se 13 orë. Seanca nisi me pyetjen e kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana e vazhduar me trajnerin e Kombëtares sonë, Gianni De Biasi.
Çështja me numër “CAS/A/3874 – Federata Shqiptare e Futbollit vs. UEFA & Federata Serbe e Futbollit” është shndërruar në një nga më të nxehtat në historinë e gjykimeve në “tempullin e drejtësisë sportive botërore”.
Gjyqtarët e KAS-it kanë dashur të vlerësojnë gjithçka me kujdes për të marrë një vendim të pjekur, pasi si Shqipëria dhe Serbia kanë kundërshtuar vendimit e komisioneve të UEFA-s. Vendimet e tyre kanë qenë të njëjta me humbje në tavolinë 3 – 0 të Kuqezinjve dhe zbritje 3 pikë në klasfikimin e Grupit I të Euro 2016.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com