Ndërsa nesër, pra të premten, do të jetë edhe seanca gjyqësore më e rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar. FSHF për dhunën e Beogradit kërkon tre pikët dhe ka argumente të forta që do provojnë gjithçka ndodhi në kurriz të futbollistëve shqiptarë.
Në Lozanë kanë mbërritur dhe do të dëgjohen nga paneli i juristëve të CAS Presidenti Duka, trajneri De Biasi, kapiteni Cana dhe avokatët të cilët do të dëshmojnë. Në kampin kuqezi shpresat janë të mëdha se do të marrim tre pikët.
Lorik Cana shkruan në Facebook se në Lozanë shkon për tre pikët. Dilemë mbetet se kur do jepet vendimi final pasi nuk është e thënë që CAS pasi të ketë dëgjuar të dy palët të dalë që nesër me një vendim.
(v.gj/shqiptarja.com)