Ndeshja Shqipëri-Maltë, policia:
çfarë nuk duhet të keni me vete

Ndeshja Shqipëri-Maltë, policia:<br />çfarë nuk duhet të keni me vete
ELBASAN-Policia e Elbasanit ka ndërmarrë masa për zhvillimin e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit për femra, që do zhvillohet nesër mes ekipit të Shqipërisë dhe Maltës.
 
Nga policia njoftohet se nga ora 11:00, të datës 08.04.2017, nuk do të lejohet parkimi përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit në rrugën “Kamber Sejdini”në Rrugën e Re të “Romëve”, në Bulevardin “Aqif Pasha” Elbasan.
 
Gjithashtu lëvizja e mjeteve do të bëhet në Bulevardin Qemal Stafa, në drejtim të Librazhdit. E hapur do të jetë ish-konservim–5 Maj, e cila do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit ë këtij aktiviteti.
 
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 80 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti
 
Tifozëve iu ndalohet të kenë me vete
 
a) sende të forta,
 
b) shishe (të çfarëdolloji)
 
c) fishekzjarrë
 
Në të kundërt NUK do të lejohen të futen në stadium.
 
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.
 
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)