Ndeshja Shqipëri-Poloni, Balla: Pati 12 mijë tentativa për bileta false! Policia e Shtetit merr nën përgjegjësi portat e sigurisë në ‘Air Albania’

Këto pamje që tregojnë dhjetëra tifozë kuqezinj teksa futen në stadiumin “Air Albania”, duke kaluar portën e sigurisë pa pasur një biletë për të ndjekur ndeshjen e kombëtares me Poloninë, u bënë për herë të parë publike nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla për t’i dhënë një komunikim të rëndësishëm Federatës Shqiptare të Futbollit por edhe tifozëve.

"Nga pamjet filmike, që u vunë në dispozicion, kuptohet qartë kush ishin personat e përfshirë dhe që do të mbajnë përgjegjësi penale. Këta persona nëse dedikohet që afrohen në stadium për ndeshjen e radhës, Policia do ti shoqërojë për thyerje të vendimit administrativ. Po të njëjtat penalotet, për kundravajtet për të gjithë stjuartët që kanë lejuar të hapet porta e sigurisë të hyjnë dhe të papajisur me biletë në Air Albania, por këtu duhen nxjerrë dhe përgjegjësitë e punonjësve të Policisë që kanë qenë prezent në këto momente duhet të kishin ndërhyrë. Portat e sigurisë nga ky moment e tutje do të jenë përgjegjësi e Policisë së Shtetit", tha Balla. 

E rasti i parë i afërt, është ndeshja e 12 tetorit Shqipëri-Çeki. Para se të hyjnë në stadium, tifozët do të kalojnë në filtrin e parë të policisë e më pas të kompanisë private të sigurisë, siç ndodh deri më tani, por në portën e sigurisë në katin e parë dhe të dytë të stadiumit nuk do të ketë më siguri private, dhe kontrollin e biletave të tifozëve do ta bëjë policia e shtetit.

"Do ketë penalitete për të gjithë ata stuartë dhe policë të cilët e kanë lejuar që kjo të ndodhë", tha Balla. 

Gjatë ndeshjes me Poloninë ka patur 12 mijë tentativa me bileta false dhe çdo qytetar duhet ta ngulisë mirë në mendje se disponimi i një dokumenti të falsifikuar është vepër penale. Në momentin që evidentohet me një biletë të falsifikuar duhet të bëhet shoqërimi i tyre në polici dhe fillimi i një hetimi penal

Pavarësisht angazhimit të forcave të policisë për sigurinë brenda stadiumit, ndeshja e shkuar me Poloninë, nuk i shmangu hedhjet e flakadanëve dhe sendeve të forta në fushë, duke sjellë përjashtimin e 5 tifozëve nga stadiumet shqiptare. Në rast se do të paraqiten në ndeshjen Shqipëri-Çeki, ministri i Brendshëm i dha një mesazh:.

"Ndaj ndeshjes me Poloninë ka patur 12 mijë tentativa për bileta false, çdo qytetar ta ngulisë mirë në mendje se çdo dokument fals është vepër penale. Kur zbulohet me biletë false duhet të shoqërohet në Polici dhe të nisë hetimi penal.  Ne i kemi mundësitë të evidentojmë në gjithë 22.217 ulëset në stadium, evidentimin e emrit dhe përgjegjësisë. Dhe çdo tifoz që do ndjekë ndeshjen me Çekinë, ta ketë të qartë që ne dimë kush është ulur në atë ndenjëse dhe përgjegjësinë që ka. Nga pamjet filmike I sistemit kuptohet qartë kush u përfshi në incidente dhe do të mbajë përgjegjësi penale", tha Balla. 

44 mijë euro i kushtoi FSHF-së ky moment i tifozëve (flakadënët), ndaj thirrja ishte që raste të tilla të mos përsëriten duke rrezikuar që ndeshjet të luhen pa tifozë.

Në planet e policisë dhe federatës në të ardhmen është që çdo tifoz të futet në stadium me biletë të personalizuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 24/09/2023 18:15

    Po ik o taulant sje bo ti me mësuar popullin o gryks, tpaktën mos dilni duke fol budalliqe se të acaroni dhe më keq që na villni përdit, qeke bo keq ti se hyn pa bilet. Ik nlibrazhd kullot dhit, fshatar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë