Nesër do të mbahet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa’ ndeshja mes ekipit të Tiranës dhe Partizanit, ndeshje kjo e vlefshme për Kampionatin Kombëtar dhe policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për të parandaluar çdo veprim antisportiv.

Sipas uniformave blu të policisë së kryeqytetit do të bllokohet për disa orë qarkullimi i automjeteve në disa rrugë që e lidhin zonën e stadiumit me zonat e tjera, ndërkohë që të gjithë tifozët do të kontrollohen përpara se të futen në stadium.
Ja në cilat rrugë do të bllokohet qarkullimi:

Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët: • “Dervish Hima”,"Faik Konica", "Papa Gjon Pali II" dhe rruga "Lekë Dukagjini” në segmentin hyrës të Sheshit Italia. Gjithashtu ,do të ketë kufizime dhe bllokime nga ora 15:00 deri në orën 17:30 në: ● Rrugën "Dritan Hoxha" nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi" - Sheshi "Karl Topia" - Rruga "Muhamet Gjollesha" deri në kryqëzim me Rrugën "Myslym Shyri". ● Rruga "Myslym Shyri" deri në kryqëzim me Rrugën "Sami Frashëri" - Rruga "Sami Frashëri" deri në kryqëzim me Sheshin "Ëilson" ●Rruga "Abdul Frashëri" - Rruga "Ibrahim Rugova" mbas Presidencës. ● Rruga e "Durrësit" në kryqëzim me Sheshin "Skënderbej" - Sheshi "Skënderbej" - Rruga "28 Nëntori" - Rruga " Giorg Ë. Bush" - Ura e Rrugës së "Elbasanit" - Bulevardi "Bajram Curri" deri në Kryqëzim me Rrugën "Papa Gjon Pali i II" - Rruga " Papa Gjon Pali i II" deri tek Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa"” bën të ditur policia e kryeqytetit.

Ajo shton, “Njoftohen tifozët që në stadium nuk do te lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha, çelsa metalik,sende te tjera te forta”.

Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e bizneseve që operojnë në këtë zonë për mbylljen e të gjitha lokaleve përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa" ndërkohë që në ndeshje nuk do lejohen femijë nën moshën 14 vjeç te pa shoqëruar nga prindërit.

Policia thotë se, pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv duhet të largohen nga rrugët që kanë ardhur.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)