TIRANË- Policia ka vënë në pranga 4 tifozë, pasi gjatë ndeshjes së zhvilluar pasditen e djeshme në stadiumin “Air Albania” hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.
Në pranga është vënë 24-vjeçari A.P, pasi gjatë intervistimit nga shërbimet e Policisë, fillimisht ka pohuar se nuk ka qenë i pranishëm në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjes, por pas këqyrjes së pamjeve filmike, ka rezultuar se ka qenë pjesëmarrës dhe pasi ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja, ka goditur punonjësin e shërbimit të sigurisë.
Për "Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive" janë arrestuar edhe S. P., 19 vjeç, S. P., 28 vjeç dhe L. P., 18 vjeç.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi Xh. Z., 25 vjeç, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për shoqërim.
Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë si të dyshuar se kanë kryer veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv, konkretisht: I. V.; D. I.; E. K.; H. T.; E. T.; E. L.; A. T.; M. M.; E. T.; A. M.; M. S.; R. Z.; G. A.; E. V., E. E. dhe K. Sh., të cilët pas marrjes së deklarimeve u lanë të lirë.
Ata gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur lëndë piroteknike në fushën ku zhvillohej ndeshja dhe pas përfundimit të saj, kanë dëmtuar stolat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?
-
Mirë
87.7%
-
Keq
7.3%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1925
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Qëlluan shqiptarin me karrige dhe e bënë për spital para finales së Conference League, arrestohen dy tifozët e Holandës
26 Maj, 12:46
-
Skënder Minxhozi: Finalja e Tiranës, një sukses i ri dhe ca halle të vjetra
26 Maj, 11:36
-
'Mu shkrep arma padashje', lihet në burg efektivi i FNSH, qëlloi me armën e shërbimit fqinjin me të cilin po pinte në lokal
26 Maj, 11:32
-
Burg pa afat policit që vrau kolegun brenda në Komisariatin Nr.3, gjykata: T'i bëhet ekspertizë mjeko-ligjore! Avokati: Para ngjarjes, merrte qetësues
26 Maj, 11:08
-
Kërcënoi fqinjin dhe qëlloi me armë zjarri në banesën e tij, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
26 Maj, 09:43
-
Kush e mendonte Tiranën si dje?
26 Maj, 09:01
-
Policia paralajmëron tifozët holandezë
25 Maj, 18:37
-
Vrau kolegun se e shante, polici 25 vjeçar rrezikon burgim të përjetshëm! Kurohet me antidepresiv që përdoren për skizofreninë! Iu gjetën 56 fishekë në makinë
25 Maj, 11:53
-
Tirana ‘e blinduar’ për ndeshjen, rrugët ku do të jetë ndalim qarkullimi! Si duhet të veprojnë në rast emergjencash
25 Maj, 07:45
-
Conference League/ Tirana shkëlqen, ditë feste dhe zero incidente serioze gjithë ditën! Valle dhe muzikë në rrugët e kryeqytetit! Mijëra tifozë shijuan finalen e parë evropiane në Shqipëri (VIDEO)
25 Maj, 07:16
-
Huliganët holandezë e italianë përplasen me policinë rrugëve të Tiranës, 10 policë e 4 tifozë të plagosur! Dëbohen nga Shqipëria disa prej tyre! Në terren policia e FNSH, situata vihet në kontroll (VIDEO)
24 Maj, 21:46
-
Roma dhe Feyenoord nisma për promovimin e futbollit tek të vegjlit! Veliaj: Sporti, mënyra më e bukur për t’i bashkuar njerëzit
24 Maj, 18:56