Bokseri Florian Marku do të nisë shumë shpejt përgatitjet për ndeshjen e radhës që sipas tij do të zhvillohet në Tiranë. Marku shpeshherë e ka thënë se ka objektiv që të realizoi një ndeshje në ‘Air Albania’ për të gjithë shqiptarët të cilët nuk mund ta ndjekin në Angli dhe për më tepër për të krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, duke parë popullaritetin që gëzon 29-vjeçari.
“I përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë. Së shpejti filloj përgatitjen për ndeshjen e rradhës! Ekipi im është duke punuar për të zhvilluar një ndeshje gjigande në verë në mes të Tiranës,”-shkruan boksieri.
Ende nuk dihet se kush do jetë kundërshtari, por për momentin mundësia për t’u ndeshur me ish-kampionin Amir Khan është hedhur poshtë. Boksieri i lindur në Lushnje, por me origjinë nga Kosova, mban titullin kampion të IBF-së.