Superliga shqiptare e futbollit është në javën e 35-të. Të gjitha ndeshjet e këtij raundi do zhvillohen këtë të enjte në 16:00. Për shkak të motit që pritet me reshje shiu, FSHF ka afruar me një orë fillimin e ndeshjeve.

Për raundin e 35-të, kryesuesit e Tiranës luajnë në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë me Bylisin. Partizani udhëton për në "Elbasan Arena", aty ku e pret Kastrioti. Vllaznia pret në "Loro Boriçi" Laçin, ndërsa Kukësi luan në shtëpi me Erzenin. Në "Niko Dovana" Teuta luan me Egnatian.

Superliga - java 35-të:

E enjte, 25.05.2023 - 16:00

Kastrioti - Partizani

Vllaznia - Laçi

Tirana - Bylis

Kukësi - Erzeni

Teuta - Egnatia

Pas javës së 34-t, Tirana kryeson me 63 pikë, dy më shumë se Partizani ndjekës. Në vendin e tetë, zonë që të dërgon në play-out renditet Erzeni me 39 pikë, dy më shumë se Bylisi i vendit të nëntë. Kastrioti me 35 pikë mbyll tabelën e klasifikimit.