‘Ndëshkimi i të fortëve’, u kap me municione dhe drogë, arrestohet 24-vjeçari në Fier (VIDEO)

Në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”, për goditjen e paligjshmërisë një 24-vjeçar është arrestuar këtë herë nga efektivët e policisë së Fierit, pasi lëvizte me armë zjarri në mjetin e tij. Mësohet se në kuadër të operacionit është arrestuar në flagrancë Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz” nga policia, të riut iu gjet dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, dy krëhëra dhe dy fishekë.

Dyshimet paraprake të policisë janë se  24-vjeçari merrej me aktivitetin e shpërndarjes së drogave. Gjithashtu, mësohet se 24 vjeçari gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në Patos iu gjetën edhe një sasi e konsideruar lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Ndërkohë bëhet e ditur se, policia po vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë që kanë lidhje apo janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Armët dhe droga e sekuestruar nga policia

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni "Ndëshkimi i të fortëve" godet sërish në Fier. Sekuestrohen armë, drogë e municione luftarake.
Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.
Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Skuadra "Shigjetat" në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.
Lëvizte me armë në mjet, arrestohet në flagrancë shtetasi:
•Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos.
Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë