Ndezën zjarr me qëllim hapjen e kullotave, vihet në pranga një 57-vjeçar në Vlorë dhe një 60-vjeçar në Tiranë

Ndezën zjarr me qëllim hapjen e kullotave, vihet në pranga një 57-vjeçar në Vlorë dhe një 60-vjeçar në Tiranë

Foto ilustruese

Në kuadër të kapjes dhe vënies përpara përgjegjësisë të piromanëve, policia ka arrestuar dy persona.

Lesko Hibroj 57 vjeç banues në Orikum, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur "Ish-grumbullimi", në Orikum, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimë të egra.  

Mbi atë rëndon akuza për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr". 

 Në pranga është vënë edhe 60-vjeçari D.S, pasi në fshatin Maknor, në lagjen "Ullishte", ka ndezur zjarr. Si pasojë,  zjarrit ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit.

Mbi 60-vjeçarin rëndon akuza e "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

Ky shtetas dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen "Ullishte", ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur