Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit se në Borsh kishte rënë zjarr dhe po digjeshin sipërfaqe me pyje dhe kullota, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Pranë vatrave të zjarrit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin D. Z., 52 vjeç, banues në Borsh, i cili dyshohet se kishte ndezur disa vatra zjarri në zonë.
Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe me pyje dhe kullota, ndërsa është rrezikuar edhe një banesë që ndodhej pranë vatrave të zjarrit.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.
Lajm në përditësim….
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë











Komente
Komento