Po festonin ditëlindjen me fishekzjarre në Dhërmi, flakët shkrumbojnë kodrën! I riu vihet në pranga (VIDEO)

DHËRMI- Një festë në Dhërmi me fishkezjarre është bërë shkak që një sipërfaqe kodrinore të shkrumbohet nga flakët. Për të festuar një ditëlindje, një grup ishte mbledhur në një resort privat në Dhërmi, një nga zonat më të frekuentuara në jug, dhe teksa ora ka shënuar 00:00 kanë ndezur fishekzjarre.

Por, fishkezjarret kanë shkaktuar zjarr duke djegur një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Policia njofton se  ka arrestuar 28-vjeçarin Leonard Xhameta, pasi ka shkaktuar zjarrin duke ndezur fishekzjarret.

"Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në fshatin Dhërmi, u mor njoftim për një vatër zjarri që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Si rezultat i hetimeve dhe falë bashkëpunimit me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, Stacioni i Policisë Dhërmi arrestoi autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie, shtetasin Leonard Xhameta, 28 vjeç.

28-vjeçari dyshohet se, gjatë një eventi në një subjekt privat në fshatin Dhërmi, ndezi fishekzjarre që shkaktuan zjarrin, duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi", njofton policia. 

I riu akuzohet për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakord: 17/08/2024 18:47

    Fishekzjarret janë një problem për Shqipërinë. Të paktën në Tiranë duhet të rrish zgjuar deri në orën 24:00 sa të shpërthejnë. Ligjet janë fakultative në këtë vend. Për të fjetur duhen mbyllur dritaret e duhen vënë tapa në vesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?