Ndezi zjarr dhe u dogjën ullinj e pemë frutore të 3 bashkëfshatarëve, arrestohet 59-vjeçari në Kashar

Ndezi zjarr dhe u dogjën ullinj e pemë frutore të 3 bashkëfshatarëve, arrestohet 59-vjeçari në Kashar

Foto ilustruese

TIRANË- Një 59-vjeçar i ka vënë flakët një sipërfaqe pyjore në fshatin Kashar, e për pasojë është arrestuar.

Në pranga ka rënë K. Xh., 59 vjeç. Mësohet se ai ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Pompat e ujit”, por flakët i kanë dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Si pasojë e zjarrit u dogjën dhjetëra rrënjë ullinj dhe pemë frutore të cilët kanë qenë në pronësi të 3 qytetarëve të tjerë. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania