VLORË- Një i moshuar në lagjen “Partizani” është paraqitur në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore pasi ishte djegur aksidentalisht nga zjarri që kishtendezur në oborrin e banesës së tij.
Mësohet se 74 vjeçari V.H si pasojë e djegieve të pësuara, është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Komento