LUSHNJË- Një 58-vjeçar me inicial G.K.,  nga fshati Karbunarë është vënë nën hetim pasi ndezi zjarr në tokën  e tij për të djegur barërat, por flakët i dolën jashtë kontrollit, duke djegur një sipërfaqe tjetër toke në të cilën ndodhej ushqim për bagëtitë.

Sipërfaqja e tokës, në të cilën u dogj ushqimi  është në  pronësi të një tjetër bashkëfshatari me iniciale P.N. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

"Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 58  vjeç, pasi në Karbunarë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ushqim për kafshët, në pronësi të shtetasit P. N.", njofton Policia.