NDI dhe PNUD, përfaqësim të grave në nivel këshilli bashkiak dhe Kryetari Bashkie

TAKIMI MBI FUQIZIMIN E GRAVE PER PARTI POLITIKE ME TE FORTA
Tiranë, 9 Korrik/ATSH-Z.Tosku-Institutit Kombëtar Demokrat (NDI) dhe programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), organizuan një panel diskutimi mbi fuqizimin e rolit të gruas në politikë.
Takimi solli nën një tryezë të përbashkët, përfaqësuese të partive politike si deputetja e PS-së Olta Xhaçka, deputeten e PD-së Albana Vokshi, Zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Brunilda Paskali, Përfaqësueset të NDI Ana Kadoviç dhe Susan Kemp zyrtarë e anëtarë të shoqërisë civile, partnerë ndërkombëtarë.
Ky takim reflektoi mbi rolin kritik që partitë politike luajnë në rritje e pjesëmarrjes politike të grave, duke identifikuar sfidat dhe mundësitë kryesore, si dhe praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra mbi shtyrjen përpara të proceseve të ndryshimit nga partitë.
Si një vend aspirant për në BE, shtet anëtar i OSBE-së dhe firmëtar i një numri konvetash ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriu, Shqipëria është angazhuar të promovojë pjesëmarrjen e barabartë të grave në jetën politike dhe pubike. Megjithatë, gratë mbeten të nënpërfaqësuara në politikë dhe shpesh përjashtohen nga proceset dhe postet vendimmarrëse brenda partive politike.
Gjatë forumit të diskutimit, organizatorët prezantuan botimin e përbashkët të NDI/PNUD, udhëzues ky për promovimin e pjesëmarrjes politike të grave, i përkthyer në gjuhën shqipe. Botimi synon të frymëzojë dhe inkurajojë drejtuesit e partive politike të reflektojnë mbi shembujt e praktikave të mira për të lehtësuar, qasjen e grave ndaj strukturave politike. Udhëzuesi ofron parime të përgjithshme dhe sarte studimore nga 20 vende, që tregojnë qasjet e tyre ndaj rritjes së pjesëmarrjes së grave në parti politike.
Përfaqësueset të NDI Ana Kadoviç dhe Susan Kemp inkurajuan të gjitha partitë politike të rrisin mundësitë për
TAKIMI MBI FUQIZIMIN E GRAVE PER PARTI POLITIKE ME TE FORTA
përfaqësimin e barabartë të grave në nivel këshilli bashkiak dhe kryetari bashkie, në kuadër të zgjedhjeve të vitit tjetër.
Ana Kadoviç tha se "NDI ka organizuar punë në gjithë botën duke i parë gratë si zgjedhëse dhe të zgjedhura, kemi parë në mënyrë pozitive Shqipërinë duke parë rritjen e përfaqësimit nga 6% -20% në parlament'.
Sipas saj, ka dy lloje pengesash për gratë, sociale dhe institucionale, megjithatë ka një numër në rritje të përfaqësimitë të grave por mbetet ende shumë punë për tu bërë.
" Fuqizimi i rolit të gruas është parakusht, gur themeli i domosdoshëm që shkon në të mirë të vendit, në zhvillimin ekonomik", bën të ditur Kadoviç
E ftuara speciale ishte edhe Sonja Lokar, një aktiviste e mirënjohur e çështjeve gjinore në nivel evropian, nga Sllovenia si brënda partive ashtu dhe mes partive , shoqërisë civile, kuvendit dhe qeverisë.
Zv/minisrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali theksoi faktin që gratë shmangin korrupsionin dhe sjellin zhviilim.
Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka në fjalën e saj theksoi se 'nëse nuk mund të sigurohen të drejtat e grave atëhere kjo është një shoqëri e mangët". Ndaj ajo përmendi përfaqësimin e grave tanimë drejtuese në këshillin e ministrave si përfaqësim dinjitoz gjinor. Ndër të tjera , Xhaçka tha se "agresiviteti i politikës i step gratë të bëhën pjesë e poltikës, ndaj ka ardhur koha që të marrë fund gjuha e ashpër"." Më vjen keq", tha ajo që Shqipëria pavarsisht përpjekjeve, renditet në rradhët e Libanit, Bangladeshit përsa i përket përfaqësimit në politikë të grave.
Ndërsa deputetja e PD-së, Albana Vokshi vuri theksin nënvizoi se Shqipëria ka pasur një histori të sikletëshme dhe të suksesmë sepse në dy legjislatura të PD-së, është miratuar ligji për barazinë gjinore, për pjesëmarrjen e grave në vendimarrje vendore.
Ky organizim është pjesë e programit të Barazisë Gjinore të mbështetur  nga qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga PNUD Shqipëri, një partneritet me agjencitë e tjera të OKB në vend./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër