Tërmet me epiqendër në Bosnje Hercegovinë, ndjehet edhe në Shqipëri! Ministri i Mbrojtjes: Nuk raportohet për të lënduar! Sizmologu për Report Tv: Në vendin tonë lëkundjet 4.5 ballë

TIRANË- Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnje Hercegovinë me magnitudë 5.7 ballë.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Itali, Slloveni dhe Kroaci.

Sizmologu Rrapo Ormëni shpjegoi në Report Tv se në vendi tonë tërmeti është ndjerë më pak për shkak të largësisë. Ai thotë se është magnituda ka qenë 4-5 ballë, ndërsa qetëson qytetarët duke thënë se pasgoditjet e këtij tërmeti nuk ndjehen në vendin tonë.

“Në Mal të zi, Kosovë, Shqipëri, Itali, edhe në tiranë, është ndjerë një lëkundje e tejzgjatur, rreth 4 ballë Për arsye të largësisë është nderë në disa qytete por me një ndjeshmëri 4-5 ballë. Është një tërmet që është në zonë tjetër nuk ka lidhje në vendin tonë, zonja e Bosnjës është një zonë që bien herë pas herë tërmete që nuk kanë lidhje me vendin tonë. Për arsye të magnitudës së madhe ndihet edhe në vende të tjera. Pas goditjet e këtij tërmeti nuk ndihen në vendin tonë, pasgoditjet ndihen në zona më të vogla, Bosnje e Mal të zi”, tha Ormëni në Report Tv.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reguar për tërmetin që është ndjerë në vend, ndërsa shkruan se nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Ai bën me dije se strukturat e mbrojtjes janë duke monitoruar situatën në të gjithë vendin.

“Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqendër 10 km Jug- Perëndim të qytetit Monstar, Bosnje Hercegovinë, me Magnitudë 5.7, Thlësia 10 km, 202 km nga Tirana. Ky tërmet është ndjer pothuajse në të gjithë vendin por deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohë të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin”, shkruan Peleshi.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare