Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, po qëndron për një vizitë disa-ditore në Republikën Domenikane, në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave dhe modeleve më të mira të zhvillimit të sektorit të turizmit, vizitë e mundësuar nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit (CID) në bashkëpunim me Fondacionin për një Shoqëri të Hapur (Open Society Institute).
Gjermeni ka zhvilluar një takim me ministrin e Turizmit në Republikën Domenikane,Francisco J. Garcia, të cilin e ka njohur me prioritetet dhe objektivat kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit dhe promovimin e vendit si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar.
Nisur nga ekperienca shumë pozitive e Republikës Domenikane në promovimin e turizmit dhe transformimit të sektorit të turizmit në një sektor prioritar për zhvillimin ekonomik të Republikës Domenikane, ministrja Gjermeni diskutoi me Garcia mbi mundësinë e ndarjes së kësaj eksperience pozitive dhe ofrimit të asistencës teknike në Shqipëri.
Nga ana e tij, ministri i Turizmit i Republikës Domenikane premtoi mbështetje për Shqipërinë, nëpërmjet realizimit të vizitave reciproke në të dy vendet nga stafet teknike. Garcia informoi Ministren Gjermeni me reformat e mëdha të ndërmarra nga Qeveria e Republikës Domenikane që në fillim të viteve '90 për të stimuluar dhe garantuar rritjen e qëndrueshme të sektorit të turizmit. Për shkak të politikave mbështetëse për zhvillimin e turizmit, Republika Domenikane, është kthyer në destinacionin e parë turistik në zonën e Karaibeve.
Në takim u diskutua në veçanti për forcimin e partneritetit ndërmjet sektorit privat dhe publik, i cili nga të dy bashkëbiseduesit u vlerësua si një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe promovimit të vendeve si destinacione turistike.
/Shqiptarja.com