Ndihmësja e Snowden, gazetarja
britanike strehohet në Berlin
Gazetarja britanike Sarah Harrison e ndihmoi ish-punonjësin e NSA Snowden t'i shpëtojë dorës së gjatë të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Tani ndihmësja e Snowden strehohet në Berlin.
Gazetarja britanike Sarah Harrison e ndihmoi ish-punonjësin e NSA Snowden t'i shpëtojë dorës së gjatë të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Tani ndihmësja e Snowden strehohet në Berlin. Dekonspiruesit e informacioneve të shërbimeve sekrete po jetojnë ditë të pasigurta. Julian Assange rri i fshehur prej më shumë se një viti në ambasadën ekuadoriane në Londër pa qenë në gjendje të largohet për shkak të frikës se mund të arrestohet nga autoritetet britanike dhe të ekstradohet në Suedi, ku ndaj tij hetohet për një vepër seksuale. Assange beson se ekstradimi në Suedi do të jetë hapi i parë drejt një ekstradimi në SHBA dhe nxerrjes atje në bakën e të akuzuarve.
Ndërkohë Edward Snowden ruhet gjatë gjithë kokës në Moskë, pasi mori azil të përkohshëm në Rusi. Tani për tani Snowden ka fat, sepse ka arritur të paktën të shmangë atë që i ndodhi Chelsea (ish-Bradley) Manning, e cila nën akuzën për spiunazh u dënua në qershor me 35 vjet burg për dekonspirimin e 250.000 kabllogramëve diplomatikë amerikanë.
Fati i Snowdenit i dedikohet kryesisht gazetares britanike Sarah Harrison, e cila e ndihmoi ish-punonjësin e NSA t'i shpëtojë dorës të gjatë të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Për shkak se ka ndihmuar njërin nga kryearmiqtë e hapur të qeverisë së SHBA-së, ajo tani është strehuar tani në Berlin për shkak të frikës se po të kthehet në vendlindjen e saj, në Angli, mund të arrestohet nga autoritetet nën akuzën e një vepre terroriste. Të mërkurën, Harrison botoi një letër ku bënte thirrje që informatorët dhe dekonspiruesit duhet të mbrohen nga ndjekja penale, sepse "të tregosh të vërtetën nuk është krim". "Wikileaks vazhdon të luftojë për mbrojtjen e burimeve," shkruan Harrison.
"Ne e kemi fituar betejën për të ardhmen e afërt të Snowden-it, por lufta më e gjerë vazhdon." "Wikileaks lufton kundër mbikqyrjes së shtetit dhe për transparencë nga ana e qeverisë. Kësaj lufte iu bashkua dhe Snowden dhe shumë të tjerë, dhe ajo do të vazhdojë të luftojë" - shkruan Sarah Harrison.
Sarah Harrison i është bashkuar një grupi në rritje avokatësh të transparencës në mërgim, që jetojnë në Berlin. Bë kryeqytetin gjerman banojnë dhe Laura Poitras, e cila shkruar për informacionet që kishte marrë nga Snowden në Washington Post dhe Der Spiegel si dhe hakeri dhe mbështetësi i Wikileaks-it Jacob Appelbaum.
"Pas pak ditësh në Gjermani jam e inkurajuar kur shoh njerëzit që bashkohen duke u bërë thirrje qeverive të tyre për të bërë atë që duhet bërë - për të hetuar spiunazhin e NSA dhe për t'i dhënë azil Edward Snowden-it," shkruan Harrison në letrën e e saj.
Harrison ka bërë një praktikë në Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Londër në vitin 2009 dhe filloi të punojë si kërkuse në Zyrën për Gazetari Hulumtuese në vitin 2010. Përmes kësaj pune ajo hyri në kontakt me Assange dhe më vonë filloi të punonte si hulumtuese për Wikileaks-in.
Marrë nga Deutche Welle
(v.gj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1572
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26