“Qëllimi i vizitës në këtë ambient është një trajnim që ne po organizojmë së bashku me Romani Bax, me këtë OJQ për të ndihmuar vajzat dhe gratë të ndjekin këtë kurs rrobaqepsie. Pashë ambientet, lart ishte kopshti dhe poshtë ambientet e rrobaqepsisë. Më bën vërtetë përshtypje puna e bërë në mbështetje të këtij komuniteti. Ndoshta kjo është një punë që kërkon pak talent, por ne kemi kënaqësinë që të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë me këtë kurs, që këto gra të përmirësojnë aftësitë që ato kanë.”, u shpreh Wollfarth.
Ndërkaq, drejtori i qendrës "Romani Baxt" Pëllumb Fortuna falenderoi kreun e OSBE-së per mbeshtetjen që i është dhëne. Në vlerësimin e tij, komuniteti rom është një nder shtresat më të paragjykuara në Shqipëri.
(Gre.M/Shqiptarja.com)