Ndihma në këmbim të votave, kandidati i koalicionit Berisha-Meta akuzon Gjicin! Bashkia Kukës: Pakot ushqimore nga shoqata bamirëse

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati ka denoncuar në polici kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici që kandidon për një mandat të dytë, se po shpërndan ndihma në këmbim të votave.

“Një orë më parë kam marrë informacion nga media por dhe nga qytetarët se në magazinat e rezervave të bashkisë janë grumbulluar qytetarë për të marrë pako ushqimore të dhuruara me emrin e kryetarit të bashkisë”.- u shpreh Sinamati.

Sinamati e bëri denoncimin pasi vetë kishte shpërndarë disa pako ushqimore për familjet në nevojë pranë xhamisë së qytetit të Kukësit.

‘Janë dy gjëra të kundërta, sepse kjo që bëjmë ne është bamirësi me kontribut personal. Ne i kemi sjell pakot në xhami. Jo se na mungojnë listat e familjeve në nevojë, por me qëllimin që të mos politzojmë festën e bekuar i sollën në xhami.’- tha Sinamati.

Kandidati i Partisë Socialiste, Safet Gjici nuk preferoi t’i përgjigjej akuzave të Sinamatit, por në emër të Bashkisë së Kukësit reagoi nënkryetari Granit Gjana, i cili sqaron se ndihmat për jetimët u shpërndanë falë bashkëpunimit me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

‘Më vjen keq për këto deklarata, bashkia vazhdon punën pavarësisht se Gjici ka rikandiduar për mandat të dytë. Kjo është marrëveshja që ne kemi me shoqatën! (tregon dokumentin)  Nuk është hera e parë që kjo shoqatë bën donacion, na ka dhënë ndihma për familjet me fëmijë jetimë. Sot janë shpërndarë 100 pako vetëm për këto familje që kanë fëmijë jetimë. Nuk është mirë që një ditë e shenjtë të përdoret për politike. Ne kemi donacione nga “Jetimat e Ballkanit” kemi marrëveshje të shkëlqyer, por I them kandidatit që sillet vërdallë pa logo pa vulë, ku i gjen lekët ai për ndihma, se ai nuk ka as parti?! Ai nga i merr financimet se ne i kemi me dokumente?!’- u shpreh Gjana.

Ky është rasti i dytë që akuzat politike fokusohen tek ndihmat ushqimore. Pak dite me pare kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Hasit, Miftar Dauti akuzoi rivalin e tij, ndersa Halit Mulaj i PS-së u përgjigj se ndihmat jepen nga Bashkia për Fiter Bajram dhe jo për qëllime politike. 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mir mishi: 20/04/2023 19:09

    Mishi mir mishi. He si duket mishi ka shitje. Po ik o gici jo pako te shperndash ti po edhe lek se eurot qe ke vjedh ti mori sporti po prape MEME ngelesh.

    Përgjigju
  • beni: 20/04/2023 18:28

    sot i paska sjelle ndihmat dhe po sot o paska lshu deklaratyen shoqata, por njerezit si u lajmeriuan qe erdhen sot, apo ishin planifiku ma heret, se njerezit u njoftun dje, pardje. nuk i beson kush shkresat pa vlera te gjicit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!