Rusia është e gatshme të përdorë çdo formë të diplomacisë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Kështu deklaroi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, një ditë përpara takimit të planifikuar mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës. “Jemi të gatshëm për të punuar me çdo formë, që të ndihmojmë ukrainasit të pajtohen mes tyre duke rënë dakord për të jetuar në një shtet që të respektojë të gjitha pakicat, qoftë kulturore, gjuhësore, fetare apo me karakteristika të veçanta tipike të çdo rajoni”.

Po ashtu, Lavrov shtoi se Rusia do të dërgojë një tjetër autokolonë me ndihma për të lehtësuar kriën humanitare në Ukrainën Lindore.  Ministri i jashtëm tha se ndihmat e reja ruse do të ndjekin të njëjtën rrugë si ndihmat e para, që depërtuan në Ukrainë, pa leje zyrtare. Për këtë, Rusia kishte informuar Ministrisë e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Lavrov u shpreh edhe në lidhje me takimin e së martës në Minsk të Bjellorusisë, që sipas tij do të prekë edhe situatën humanitare, ku të gjitha palët do të bien dakord mbi nevojën për ndihma të mëtejshme ndaj civilëve në lindje të Ukrainës. Ministri i jashtëm kritikoi qeveritë e tjera duke thënë se ata kishin humbur interesin mbi rrëzimin e avionit malajzian më 17 korrik.

Po ashtu, ai qortoi edhe mbështetjen e perëndimit për mbështetjen që po i jep Ukrainës në luftë ndaj rebelëve pro-rusë. Një zëdhënës ushtarak i Ukrainës tha sot se forcat ruse nën maskën e rëbelëve separatistë kishin kaluar nën juglindje të Ukrainës dhjetë tanke dhe 2 automjete të blinduara këmbësorie, me qëllim për të hapur një front të ri në luftën separatiste ndaj qeverisë ukrainase.

Më herët, një deklaratë ushtarake tha se rojet kufitare urainase kishin ndaluar një kolonë të blinduar pranë qytetit Novoazovs në detin Azov në juglindje të Ukrainës.




Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)