Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha kanë falenderuar SHBA-në për ndihmat që i dhuroi sot Shqipërisë në pajisje dhe mjete mbrojtëse për mjekët në luftën kundër koronavirusit.
"Mirënjohje qeverisë amerikane dhe Komandës Europiane të SHBA për asistencën humanitare që i japin vendit tonë në këtë situatë kritike" shkruan Presidenti.
"Falenderime dhe mirënjohje ambasadës së SHBA në Tiranë dhe aleatit tonë strategjik SHBA-së për ndihmat kaq të nevojshme në pajisje dhe veshje mbrojtëse për personelin tonë shëndetësor! Nuk jemi vetëm! Dite me te mira" thotë Basha.
Komento