TIRANE-Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Shqipërisë ndihmat e para në luftën kundër koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Twitter momentin kur ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim i dorëzon ndihmat, që janë mjete për mbrojtjen e personelit shëndetësor, maska e veshje.

Manastirliu ka vlerësuar ndihmën e Amerikës. "Një mik në nevojë është një mik i vërtetë! Miku i mirë njihet në ditë të vështira! Faleminderit ambasadës së SHBA në Tiranë. Ne jemi bashkë në këtë luftë kundër COVID19" shkruan ministrja e Shëndetësisë.

Jam krenare që mbikëqyra dhurimin e pajisjeve personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara për aleaten tonë Shqipërinë, për të ndihmuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë” shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Përpos mjeteve për mbrojtjen e personelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar dhurimin edhe të 30 mijë testeve në luftën kundër përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë që edhe BE e Kina ndihmuan Shqipërinë me teste në luftën kundër koronavirusit