Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Industrialistëve Italianë në Shqipëri.
Marrëveshja u nënshkrua nga kreu i Administratës Doganore Belinda Ikonomi, dhe Presidenti i Confindustria Albania Donato D'Agostino.
Ikonomi tha se marrëveshja do kontribuojë në lehtësimin e procedurave për bizneset dhe nxitjen e investimeve.
Presidenti i Shoqatës së Industrialistëve Italianë në Shqipëri e përshëndeti marrëveshjen si të parën e këtij lloji me autoritetet shqiptare.
Ai tha se përmes saj do t’i sigurohet mbështetje në cdo aspekt bizneseve të asociuara në shoqatë, si dhe shtim i investimeve nga Italia në drejtim të Shqipërisë.
"Sot po bëjmë në Shqipëri atë që kemi bërë një vit më parë në Itali. Para një viti nënshkruam me administratën italiane një marrëveshje të njëjtë për t'i ardhur në ndihmë bizneseve.
Është marrëveshja e parë që bëjmë me Qeverinë Shqiptare dhe që ka për qëllim asistimin e sipërmarrjeve.
Sipërmarrjet italiane në territorin shqiptar importojnë lëndë të parë, eksportojnë produkte të përfuduara, importojnë pajisje e makineri.
Kjo marrëveshje me doganat për bizneset tona është shumë e rëndësishme për të garantuar mbarëvajtjen e punës së kompanive" u shpreh ai.
Ikonomi tha se në mesin e këtij viti hyn në fuqi Kodi i ri Doganor, i cili përbën një hap tjetër në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO