Ndihmës Sekretare në Departamentin e  Sigurisë së Brendshme,  Eva Millona, shqiptarja që emërohet në nivelin më të lartë të administratës në SHBA

Ndihmës Sekretare në Departamentin e  Sigurisë së Brendshme,  Eva Millona, shqiptarja që emërohet në nivelin më të lartë të administratës në SHBA

Eva Millona

Një shqiptaro-amerikane është vlerësuar lart nga administrata “Biden”. Fjala është për  Eva Millonan, e cila është emëruar ndihmës sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme.

Ky është posti më i lartë që ka mbajtur ndonjëherë në administratën amerikane një shtetas shqiptar, i lindur në Shqipëri. Millona ka studiuar drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitet 1980 dhe ka shënuar një bilanc të madh arritjesh në karrierës së saj.

Në Shqipëri, ajo ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku shërbeu nga viti 1989 në 1992.

Pasi emigroi në SH.B.A., ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve në Massachusetts Qendror dhe më pas në 1999 u bashkua me MIRA  (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), duke shërbyer fillimisht si Drejtoreshë e Politikave dhe Avokatisë dhe më pas si Zëvendës Drejtoreshë.

Ajo u bë drejtore Ekzekutive në vitin 2008 dhe sot njihet si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si një eksperte dhe udhëheqëse në politikën e imigracionit dhe integrimin e imigrantëve dhe refugjatëve.

Gjithashtu, Millona ka dhënë kontribut të madh në Komisionin Amerikan për të Drejtat Civile, Këshillin Këshillimor të Guvernatorit të Masaçusetsit për Refugjatët dhe Emigrantët, Këshillin e Prokurorit të Përgjithshëm për Amerikanët e Ri dhe Bordin Këshillëdhënës për Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Bostonit për Avancimin e Imigrantëve.

Ajo ka marrë çmime të shumta për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë çmimin prestigjioz 2009 Outstanding American by Choice nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SH.B.A. dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës Wainëright 2010.(TemA)

Eva Millona ndihmës sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme.

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/06/2021 03:00

    Urime znj.Millona,por dua te di perse nuk shkon me ne Shqiperi dhe si eshte e verteta per te ashtuquajturit <<adoptime>> te femijeve shqiptare te ndjekur nga kjo gjyqtare ne vitet e para te demokracise,sepse shume eshte perfolur ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë