Ndihmësekretarja e DASH, nesër
në Tiranë, takim me liderët politikë

Ndihmësekretarja e DASH, nesër<br />në Tiranë, takim me liderët politikë
TIRANE - Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Cështjet e Europës dhe EuroAzizë, Viktoria Nuland viziton më 12 Korrik Shqipërinë.
 
Departamenti amerikan i Shtetit, i cili konfirmon vizitën e zyrtares së DASH në Tiranë, bën gjithashtu të ditur se Nuland do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe liderëve politikë për të diskutuar çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë integrimin euro-atlantik të vendit tonë në Bashkimin Europian.
 
Nndihmëssekretarja amerikane për cështjet e Europës, viziton vendin tonë në kuadër të një turi disa ditor në Ballkan e më gjerë.

Pas vizitës në Shqipëri, Nuland (më 13 Korrik) do të gjendet në Kosovë dhe Serbi për të diksutuar mbi dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes të arritur në Bruksel.

Sakaq, sot zyrtarja e DASH ndodhet në Kroaci për të marrë pjesë në Forumin e 9 të Kroacisë, ku do të mbajë dhe një fjalim mbi ballkanin perëndimor. Gjatë qëndrimit në Kroaci, Nuland do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë së vendit si dhe me udhëheqësit e rajonit që do të jenë të pranishëm në konferencën për cështjet e sigurisë rajonale dhe të energjisë.
 
Viktoria Nuland gjatë këtij turi do të qëndrojë edhe në Podgoricë, Mal të Zi, Maqedoni, Belgjikë dhe Britani.
 
Më 14 korrik, Nuland do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe krerët e partive me në fokus diskutimin për rrugën euro-atlantike të vendit dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!