Presidenti rus Vladimir Putin është “në një humor të shkëlqyer” pas takimit të tij me Donald Trump, sipas ndihmësit të tij më të lartë të politikës së jashtme, Yuri Ushakov.

Sipas mediave të huaja, duke folur për kanalin televiziv shtetëror rus Vesti, Ushakov i përshkroi bisedimet midis presidentëve si të shkuara “mirë”.

Mediat ruse kanë shpërndarë gjerësisht pamjet e Trumpit duke hyrë në dhomë dhe duke iu drejtuar Putinit me fjalët: “Kush është ai? Ai është miku im!”

Sipas Ushakov, lufta në Ukrainë ishte tema kryesore e takimit, i cili zgjati 35 deri në 40 minuta. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Rusi.

Kremlini pretendon se asnjëri president nuk bëri ndonjë “deklaratë të rëndësishme”, ndërsa të dyja palët po përgatiten për një samit me udhëheqësin kinez Xi Jinping më vonë sot.


Lajmi kryesor:

Nis samiti i parë Trump-Xi-Putin! Presidenti amerikan 40 minuta ‘kokë më kokë’ me Putin-in: Eshtë miku im